... Nami.al

Protestuesit hapin një nga dyert e Ministrisë së Arsimit, policia i zmbraps me gaz lotsjellës

Gaz lotsjellës është hedhur brenda Ministrisë së Arsimit për të penguar hyrjen e protestuesve, të cilët kanë arritur të hapin një nga dyert e godinës.

Ndërhyrja synon të ndalojë futjen e tyre në ambientet e ministrisë.

Pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, situata është përshkallëzuar dhe janë regjistruar momente dhune gjatë përplasjeve me policinë.