... Nami.al

Aksident në aksin Shkodër–Koplik, disa të plagosur. Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa 33-vjeçari D/R është në gjendje të rëndë.

Nga aksidenti, njëri prej automjeteve, tip “Benz”, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2026, rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, janë përplasur 2 automjete tip “Mercedes-Benz”.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 6 shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi D. R., 33 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit