... Nami.al

60-vjeçari në Kosovë vret bashkëqytetarin për një vend parkimi (më parë kishte vrarë dhe gruan)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Suharekë të Kosovës, ku debati mes dy personave për një vend parkimi përfundoi me një viktimë.

Sipas mediave vendase, autori i ngjarjes, 60-vjeçari Rrahman Hoti qëlloi me armë zjarri në drejtim të 59-vjeçarit Sylë Dakaj, të cilit i shkaktoi plagë të rënda në trup, që i morën jetën.

Hoti tentoi që të humbte gjurmët duke u zhdukur nga vendngjarja, mirëpo ai u arrestua brenda pak orëve nga efektivët e vendit.

Hoti rezulton se ka vrarë dhe gruan e tij më 8 nëntor të vitit 2011, ngjarje për të cilën është dënuar me 19 vjet burgim në Zvicër. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë vendit të punës së gruas, me të cilën jetonte i ndarë.

Për shkak të dënimit, shteti zviceran e dëboi Hotin, i cili për rrjedhojë ishte kthyer në Kosovë, ku sot kreu një tjetër krim.