... Nami.al

Vuçiç: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit!

Ish Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për trajtim të pabarabartë lidhur me lejimin e hyrjes në territorin e Kosovës, duke pretenduar se atij dhe familjarëve të tij u është mohuar prej vitesh kjo e drejtë.

Gjatë një interviste për emisionin “Nacionalni Magazin”, Vuçiç komentoi vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, duke vënë në pikëpyetje arsyet për të cilat atyre iu dha leja për të hyrë në vend.

Presidenti serb në detyrë pretendoi se vetë nuk mund të vizitojë Kosovën prej vitesh, madje as në cilësinë e një qytetari privat, ndërsa të njëjtën pengesë, sipas tij, e hasin edhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, deklaroi Vuçiç.

Ai u ndal edhe te deklaratat e përfaqësuesve të Listës Studentore, të cilët fillimisht kishin pretenduar se vizita në Kosovë nuk ishte zhvilluar në cilësinë e përfaqësuesve politikë.

Megjithatë, sipas Vuçiçit, në një komunikatë të mëvonshme ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur pikërisht si përfaqësues të kësaj liste.