Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka vendosur të dalë në zonën më të nxehtë të protestës, përballë me Kryeministrinë.
Hita është parë me maskë kundër gazit lotësjellës, teksa ka dalë në krye të forcave të policisë.
Ai është konfrontuar nga disa gazetarë, të cilët i kanë kërkuar të shpjegojë se përse në protestë ka policë të maskuar dhe pa shenja identifikimi.
