... Nami.al

Elisa Spiropali nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, përdori funksionin shtetëror për të përfituar para dhe prona publike, dhurata dhe të ardhura nga dividenti fiktiv

Krahas Olta Xhaçkës dhe Ogerta Manastirliu, SPAK po heton edhe deputeten e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Spiropali, ish ministre e Jashtme, ish kryetare e Kuvendit dhe ish drejtoreshë e Doganave, dyshohet se ka përdorur funksionet shtetërore dhe influencat e saj për të përfituar në mënyrë të padrejtë para dhe prona publike, përmes familjarëve të saj.

Hetimet e SPAK kanë nisur bazuar në referimin e një kallëzimi penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Elisa Spiropalit dhe bashkëshortit të saj Salarjon Totaj. Në materialin kallëzues pretendohet se zonja Spiropali ka deklaruar kursime vjetore nga pagat në vlera që nuk justifikohen me koston e jetesës, ndërsa bashkëshorti, përpos dhuratave të dyshimta, ka deklaruar dividnet deri në 40 mijë euro në vit nga kompania e tij Salt shpk, në një kohë kur nuk rezulton që kjo kompani të ketë shpërndarë divident, duke ngritur dyshime për mashtrim dhe skemë pastrimi parash.

Një tjetër fakt penal i parashtruar në kallëzim konsiston në përfitimin e paligjshëm të tenderave publikë nga zonja Spiropali, përmes vëllai i të saj Enkli Spiropali nga Ujësjellësi i Fierit me në krye Salarjon Totaj, pra bashkëshortin e saj. Në gusht të vitit 2013, disa muaj pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali themeloi në Fier kompaninë Solomon Construction. Në 27 mars 2014, Salarjon Totaj i jep një tender me vlerë 66 mijë euro vëllait të Spiropalit Enkli Spiropali, si drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Kompania Solomon Construction u ble më pas nga kompania Fortes Construction, me pronare dy kunatave Elisa Spiropalit, Blerina dhe Luranda Totaj. Përmes kompanisë “Solomon Construction”, Totajt kanë siguruar edhe një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit në Patos. Dokumentat e Ministrisë së Bujqësisë thonë se “Solomon Construction” e ka marrë këtë sipërfaqe toke me qira për 90 vjet, me vlerë 465 mijë lekë të reja në vit ose rreth 40 mijë lekë të reja në muaj.

Ndërkaq, në materialin kallëzues, i kërkohet SPAK-ut të verifikojë për interesa të mundshme të paligjshme të çiftit Spiropali-Totaj ma kompaninë supervizionit dhe kolaudimit ARKONSTUDIO, me bashkëpromar Erjon Këri dhe Krenar Dila, të cilët ka përfituar në bashkëpunim me subjekte të tjera rreth 49 milionë euro tendera publikë.

Në kallëzim thuhet gjithashtu se bashkëshorti i Spiropalit, në vitin 2017, ka shitur një makinë në vlerën 30 mijë euro. Në kallëzim ngrihen dyshime për pastrim parash pasi nuk rezulton që Totaj të kishte deklaruar më parë një makinë të tillë. Në kallëzim ngrihen dyshime për burimin e të ardhurave për blerjen e një apartamenti 65 m2 me vlerë 55 mijë euro nga Salarjon Totaj./Prapaskena