Pas ministrit të Brendshëm, ka reaguar edhe Policia e Shtetit për dhunën barbare ndaj dy qytetarëve.
Ajo thotë se ka pezulluar dy punonjësit e Policisë që janë shfaqur në video duke dhunuar qytetarët, ndërsa kanë nisur dhe hetimet.
Policia thotë ndërkohë se përgjegjësia individuale.
Dhe më tej garanton qytetarët se nuk do tolerojë asnjë rast dhune nga ana e punonjësve të Policisë.
Reagimi
Menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht:
Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë.
Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve.
