... Nami.al

Tensione në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: Policia përdor gaz lotsjellës, plagoset një e re gjatë përplasjeve

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbetet e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë shkaktuar sërish incidente dhe të dëmtuar.

Gjatë tensioneve të vazhdueshme, efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa të rinjtë i janë përgjigjur me goditje me sende të forta në drejtim të kordonit policor.

Si pasojë e përshkallëzimit të trazirave dhe përdorimit të gazit, një vajzë ka mbetur e plagosur dhe e gjakosur në shesh. Protestuesit e pranishëm ndërhynë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë, e morën në krahë për ta larguar drejt një zone më të sigurt dhe bënë thirrje urgjente për mbërritjen e ambulancës për transportimin e saj drejt spitalit.