Qindra studentë kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Ata janë përplasur fizikisht me Policinë, ndërsa kjo e fundit ka hedhur gaz lotësjellës dhe ka arrestuar dhjetëra prej tyre.
Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe Qeverisë së tij, duke deklaruar se situata ka shkuar aty ku nuk mban më.
Por ndërsa të rinjtë protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ndodhet sot në Luksemburg, nga ku ka postuar një foto me homologun e tij.
Detyrën për t’iu përgjigjur studentëve ia ka lënë zëvendëses së tij, Albana Koçiu.
Në reagimin e saj, nuk kishte asnjë reflektim për kërkesat e studentëve, ndërsa këta të fundit, duket se do të vazhdojnë gjatë me referenin “Edi Rama, të q***** robt”!
