... Nami.al

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu në gjithë territorin, parashikimi i motit për këtë të shtunë!

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.