... Nami.al

Gjykata Kushtetuese e “mban në punë”, reagon Endri Shabani: Do respektoj vendimin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Kushtetuesja thotë se Shabani mund të vazhdojë të mbajë postin e Avokatit të Popullit.

Pas vendimit, Shabani ka reaguar duke deklaruar se do respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi:

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.