Shqipëria ka vazhduar rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me fitoren e dytë radhazi, teksa sot ka mundur me shifrat 3-0 në transfertë San Marinon.
Kuqezinjtë, me ndryshime të shumta në formacion dhe me një debutues si Sina në rreshtim, kanë bërë gjithçka mirë përballë modestëve vendas, duke shënuar dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytë.
Muçi dhe Asllani provuan nga distanca, ndërsa portieri vendas u detyrua të ndërhynte në disa raste.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 21-të.
Pas një goditjeje nga këndi, Manaj devijoi topin drejt shtyllës së dytë, ku Mehmeti u shfaq në momentin e duhur dhe e shtyu sferën në rrjetë për 0-1.
