...
Seanca për kërkesën e Ilir Metës, që të ndryshohet masa e sigurisë ndaj tij, është shtyrë.
Ajo pritej të mbahej pasditen e kësaj të hëne, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Kjo, për shkak se trupa gjykuese mungonte.
Seanca për kërkesën e Metës, është shtyrë të mbahet ditën e nesërme, në orën 10:00.
Kreu i Partisë së Lirisë kërkon që të dalë nga qelia dhe të gjykohet në gjëndje të lirë.