... Nami.al

EMRI/ Ky është personi që humbi jetën pas përplasjes me “Benz”-in në aksin rrugor Levan-Tepelenë!

Dashamir Beca 55 vjeç është viktima e aksidentit të sotëm të ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në njoftimin zyrtar të bërë nga blutë bëhet me dije se se shoferi i “Benz”-it është përplasur me “Audi”-n, duke i marrë jetën në vend shoferit 55-vjeçar Dashamir Beca, e duke lënë pas 4 të plagosur, tre familjarë të viktimës dhe shoferin e mjetit “Benz”.

Fatmirësisht bëhet me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu është identifikuar dhe drejtuesi i “Benz”-it i cili bëhet me dije se është 40-vjeçari Gesti Muskaj, që ka marrë plagë në trup, por fatmirësisht nuk paraqet rrezik për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.