...
Të paktën 16 persona u vranë dhe mbi 130 u plagosën dje kur disa dronë rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky premtoi një përgjigje ndaj asaj që ai e quajti një “akt barbarizmi”.
Guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha tha se 22 fëmijë ishin midis të plagosurve në sulmin gjatë ditës në qytetin Kryvyi Rih.
Në një përditësim herët të shtunën, Hanzha tha se nëntë persona fillimisht konsideroheshin të zhdukur, përfshirë dy fëmijë, dhe se ekipet e shpëtimit po vazhdonin të pastronin rrënojat e qendrës tregtare.
Zelenskiy e quajti sulmin “absolutisht cinik dhe të neveritshëm”, duke thënë se një dron i dytë rus goditi qendrën tregtare gjysmë ore pas të parit, në atë që ai e quajti një përpjekje të qëllimshme për të synuar shërbimet e emergjencës.
“Sulme të tilla nuk janë gjë tjetër veçse akte terroriste. Ne patjetër do të përgjigjemi”, tha ai.
Ndërkohë, dy persona të tjera janë vrarë nga sulmet e fundit që ka kryer Rusia në territorin ukrainas.
Autoritetet lokale thanë se një person u vra në një zjarr në një depo në Kiev pas një alarmi për një raketë balistike, ndërsa një tjetër u vra në një sulm me dron në Zaporizhzhia në orët e para të së shtunës.