... Nami.al

Vrau francezin në Ksamil, arrestohet Sokrat Vata, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Arrestohet Sokrat Vata, autori i dyshuar për vrasjen e francezit në Ksamil.

Ai u arrestua në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një makine që drejtohej nga një vajzë.

I riu francez u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.

Sipas të dhënave, 20-vjeçari është goditur disa herë me thikë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë.