... Nami.al

20-vjeçari që u vra në Ksamil ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën

Miguel Mendes, 20-vjeçari portugez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga truproja i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.

Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.

Autori 29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, aty ku ishte fshehur në bagazhin e një makine e cila drejtohej nga një vajzë dhe pasagjer ishte edhe një person tjetër.

Autori i dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge e kishte goditur 20-vjeçari disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor dhe vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Sokrat Vata, ishte i punësuar si badigard te hoteli përkatës.