...
Denis Bajri alias Brajovic akuzon kundërshtarin e tij të përbetuar të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.
Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, të cilin tentuan ta vrisnin me thikë artizanale brenda burgut, ka pretenduar se Jurgen Zotaj e sulmoi me porosi të Licit.
“Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Ai erdhi ne qelinë time bashkë me Jurgen Zoton. Ky i fundit më dha një telefon.
Në linjë ishte Ibrahim Lici. Ai më tha jeta jote kaq e pat.
Në atë moment Zoto tentoi të më sulmonte me thikë”, deklaroi ndër të tjera Denis Bajri.
Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto mbetën të plagosur dhe u trasportuan për ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosi të përjashtojë 8 efektive të policisë dhe t’i referojë në prokurori për shpërdorim detyre.
Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Burgje është duke hetuar për të nxjerrë përgjegjësinë e punonjësve të policisë, të cilët kanë lejuar lëvizjet e të dënuarve dhe të paraburgosurve nga njëra godinë në tjetrën, si dhe faktin se ata kishin telefon, send rreptësishtë i ndaluar në qeli.
Komisioni i disiplinës urdhëroi masën e izolimit për 3 muaj për Gjinin e Zotaj. Aldo Gjini u transferua në Drenovë, ndërsa Zoto në burgun e Burrelit.