... Nami.al

Mijëra automjete të bllokuara nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit, trafik kilometrik i pushuesve që kthehen nga Jugu

Fluksi i lartë i pushuesve që kaluan fundjavën në plazhet e rivierës ka shkaktuar trafik kilometrik pasditen e sotme në aksin nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit dhe më tej në drejtim të Vlorës.

Mijëra automjete janë përfshirë në radhë të gjata, ndërsa kthimi masiv i pushuesve nga plazhet e Palasës, Drimadhesit, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës ka sjellë rëndim të ndjeshëm të qarkullimit.

Në disa segmente, lëvizja e mjeteve është bërë me ritme shumë të ngadalta.

Edhe këtë fundjavë, jugu i vendit u përball me një numër të lartë vizitorësh, duke sjellë ngarkesë të madhe në rrugët kryesore të zonës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur incidentet.