... Nami.al

Aksident në Vlorë: “Porsche” i bardhë përplas një vajzë në vijat e bardha dhe largohet

Një vajzë është përplasur teksa kalonte vizat e bardha nga një automjet që nuk i ndaloi semaforit të kuq. 

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, pranë ish-Hipotekës. Sipas raportimeve, makina që ka përplasur të renë ka qenë një “Porche” i bardhë.

E aksidentuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbulimin e automjetit dhe identifikimin e shoferit