...
Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri kanë nisur të prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse nga kompania TIMAK.
Ai tha se synimi është krijimi i një flote të unifikuar, që do të plotësojë nevojat e vendit sipas standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian.
“Katërmbëdhjetë zjarrfikëse të reja po prodhohen sot, që flasim, nga TIMAK. Katërmbëdhjetë zjarrfikëse ne nuk i kemi bërë dot bashkë në 14 vjet, në të njëjtën kohë. Atëherë kur e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Ndërkohë që, sot kemi një flotë zjarrfikësesh jo të vogël, por krejt të pamjaftueshme dhe, në vend se edhe këtu të shkojmë lart e poshtë e të bëjmë një tender sot, dy tendera nesër dhe t’i marrim ca të kuqe, ca vishnje, ca portokalli sipas tenderit të radhës, ne do të ndërtojmë një flotë zjarrfikësish që do të jetë njësoj si flota e ushtrisë, e cila sapo ka nisur të marrë formën e vet përfundimtare. Do t’i kemi të gjitha zjarrfikëset që i duhen Republikës së Shqipërisë sipas standardeve të një vendi të NATO-s dhe të një vendi të Bashkimit Europian, për frymë, për territor, për kilometër”, tha Rama.