... Nami.al

Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme/ SPAK: U thirr për t’u njohur me akuzën!

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Pas kësaj ka reaguar edhe SPAK, i cili përmes një reagimi zyrtar bëri me dije se Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi.

Ish-numri 2 i qeverisë është thirrur gjithashtu për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale

“Në përgjigje të kërkesave tuaja, znj. Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e SPAK.

Ish- zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.