...
Një aksident rrugor me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një tip BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte në automjetin tip Opel.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona që ndodheshin në BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas bluzave të bardha, tre të miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur dokumentimin e aksidentit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes tragjike, që i mori jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve.