... Nami.al

Berisha: Presidenti Begaj do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka kursyer ironinë as ndaj Presidentit të Republikës dhe gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka.

Gjatë prononcimit të tij para gazetarëve, ish-kryeministri tha se është në dijeni të një plani për vlerësimin e gjyqtares, duke e lidhur këtë me përkatësinë politike.

 “Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’”, tha Berisha.

Kjo deklaratë vjen pas sulmeve  të vazhdueshme të Berishës ndaj sistemit të drejtësisë, të cilin ai e konsideron të politizuar dhe në shërbim të pushtetit aktual.