...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një person i moshuar ka humbur jetën pasi është futur në det për t’u larë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ka pësuar një problem të papritur shëndetësor, me dyshimin kryesor për një atak kardiak, ndërsa ndodhej në ujë. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa ekipet mjekësore kanë kryer veprimet e nevojshme. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe identitetin e viktimës.
Rasti është nën hetim nga autoritetet përkatëse.