...
Sulmi mbi një autobus shqiptar në Gjermani gjatë vitit të kaluar tronditi opinionin publik.
Mbi ngjarjen pati shumë spekulime.
Por tashmë mediat gjermane raportojnë se gjurmët e hetimit të çojnë në Shqipëri.
Sipas këtyre medieve, nga autobusi i udhëtimit është vjedhur një shumë e madhe parash droge.
“Ishte një raportim që tmerroi mijëra pushues: Në zemër të Bavarisë, në autostradën A93 në rrethin e Kelheim, pasagjerët e një autobusi turistik dyshohet se u sulmuan dhe u grabitën.
Tani është konfirmuar: Autorët ia mbathën me një shumë të madhe parash, të cilat mund të kenë ardhur nga pazaret e drogës,” shkruan media gjermane Mittelbayerische.
Sipas informacioneve të BILD, tre të dyshuarit e detyruan një autobus të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte nga autostrada në dalje të Aiglsbach (Bavari), duke përdorur sinjale drite si të policisë.
Ata e detyruan mjetin të ndalonte në një parking për udhëtarë.
Më pas, grabitësit zbritën nga makina e tyre dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll në mjet.
Por, sipas policisë, burrat e armatosur kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.
Sipas policisë, askush nuk u plagos gjatë grabitjes.