... Nami.al

E rëndë në Britaninë e Madhe, 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë! (Emri)

Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Leicesterit, në Britaninë e Madhe.

Policia e Leicestershirei identifikon si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.

I riu shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, është shpallur i vdekur në vendngjarje.

“Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 BST të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road”, përcjell BBC.

Dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të cilët u arrestuan nën dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht nga gjykata ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia britanike të martën.