...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Llamanit, në Himarë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë dhe tym të dendur, ndërsa zjarri vijon të përparojë në terren.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet pritet të përcaktojnë origjinën e flakëve, ndërsa kushtet e motit me temperatura të larta dhe erë të fortë po vështirësojnë situatën.