...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku raportohet se burri ka vrarë bashkëshorten e tij.
Mësohet se Shtjefën Ziçi 64 vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 54 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autori është vënë në pranga nga policia.