...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se i pëlqen kryeministrja italiane Giorgia Meloni, por e kritikoi për qëndrimin e saj gjatë konfliktit me Iranin.
“Më pëlqen, është një person i mirë, por nuk ishte me ne për Iranin”, tha Trump gjatë një takimi dypalësh me presidentin turk Recep Tayyip Erdo?an, në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara.
Trump dhe Meloni kishin ndërtuar më parë një marrëdhënie të afërt politike. Megjithatë, pas konfliktit me Iranin, presidenti amerikan ka bërë disa komente kritike ndaj saj.
Së fundmi, ai publikoi në platformën e tij Truth Social një video ku Meloni shihej duke ngritur sytë drejt tij, të shoqëruar me mbishkrimin: “Nevojitet urdhër ndalimi.”
Deri më tani, kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të Trump.