... Nami.al

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse! (Detajet e para)

Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka shpërthyer një automjet.

Në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.