...
Një përplasje fizike është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku protagonist ka qenë biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”. Sipas raportimeve, konflikti ka ndodhur me drejtuesit e hotelit Sky Tower.
Çausholli, i veshur me një këmishë të bardhë, ngre duart, duke dhënë përshtypjen se kërkon të shmangë përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, vetëm pak sekonda më vonë ai tenton të godasë personin të cilin dyshohet se e ka kërcënuar. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së disa personave të tjerë të pranishëm në lokal, ndërsa shoqëruesit e biznesmenit e largojnë atë nga ambienti i lokalit.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një karikues për automjetet elektrike të kompanisë Green Taxi, i cili, është vendosur në zonë nga Çausholli që zotëron së fundmi dhe kompaninë e taksive.
Ndërkohë, pas këtij konflikti, mësohet se është depozituar një kallëzim penal ndaj biznesmenit për veprat penale të “kanosjes” dhe “shkatërrimit të pronës”.
Ndërkohë, njëri nga aksionerët e SKY TOWER ka drejtuar një letër publike lidhur me incidentin ku sqaron me detaje pse ndodhi konflikti.
Letër drejtuar opinionit publik
GREEN TAXI DENIGRON AMJENTET E SKY TOWER
Sot, më datë 6 korrik 2026, në orën 09:00, përpara Sky Tower, një grup të fortësh, së bashku me Nadir Çaushollin, një person i njohur si tregtar i dënuar për vjedhje ilaçesh të pensionistëve, ka vendosur me dhunë dhe me kërcënime pranë Sky Tower një kullë karikimi, e cila dëmton në tërësi biznesin e qendrës multifunksionale Sky Tower.
Para 3 vitesh, Nadir Çausholli bleu një biznes taksish dhe me ndihmën e atyre që ia shitën, vendosën përpara biznesit tonë këtë kullë karikimi pa na pyetur dhe duke përdhosur në tërësi biznesin tonë.
Problematika kryesore ka qenë bërja e hotelit si banjo centrali ku taksistët kryenin nevojat e tyre personale duke ndyrë muret me pisllëqet e tyre dhe duke vjedhur letrat e duarve.
Sot, në orën 09:00, siç u përmend më lart, u vendos kabina elektrike në mënyrë të dhunshme, me kërcënime për jetën drejtuar titullarëve të shoqërisë, duke pasur mbrojtjen e Policisë së Shtetit.
Këta të fundit u komunikonin eprorëve se ky person ishte me leje, ndërkohë që nuk merreshin me denoncimin tonë.
Titullarët e kompanisë kanë vënë në mars të 2025 në një konflikt të asaj dite të orës 6:30 ku taksistët krijonin një zhurmë duke bërtitur poshtë hotelit.
Një nga eprorët e kompanisë i cili dhe u përball me këtë shqetësim dhe njoftoi kryeministrin e Shqipërisë i cili ia ngarkoi si detyrë Anuela Ristanit, kjo e fundit jo vetëm qe nuk i dha zgjidhje kësaj çështje, por po shtyn konfliktet me shume seç kane qenë.
Ne pamjet e mëposhtme filmike do te paraqiten shkeljet e bërë nga taksitë e Green Taxi si parkimi dysh duke bllokuar trafikun dhe kalimin e këmbësoreve në secilën anë.
Gjithashtu në video është paraqitur kanosja e eprorëve dhe ambienteve nga të fortët e Nadir Caushollit bashkë me të, ky i fundit duke përdhosur ambientet tona.
Nuk dua ta zgjas më, por po i bëj thirrje të gjithë opinionit publik të cilat kanë në disponim pamjet filmike për të cilat akuzojmë se nëse në këto rrethana ndodh ndonjë vetëgjyqësi e sipër, përgjegjës për këtë janë institucionet kompetente.