... Nami.al

Protesta para Kuvendit/ Gjykata lë në arrest shtëpie 2 protestues, ja masa për të tjerët

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjykata e Tiranës u zhvillua sot seanca për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 21 personave të arrestuar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës pranë Parlamenti i Shqipërisë.

Personat për të cilët u shqyrtua masa e sigurisë përfshijnë: Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani, Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Biçi, Altin Hila, Ervin Gega, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami, Iljon Shala dhe Orgito Kaba.

Sipas informacionit, Prokuroria fillimisht kishte kërkuar masën “detyrim paraqitje” për të gjithë të ndaluarit, por pas paraqitjes së provave shtesë, ka ndryshuar qëndrim për disa prej tyre.

 2 nga protestuesit janë lënë në masën e “arrestit në shtëpi”, bëhet fjalë për Everest Bardhin dhe Ervin Gega.

Ndërsa pesë te tjerë pa masë sigurie. Ndërkohë pjesa tjetër në masën “detyrim paraqitje”.