...
Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier.
Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur drejt fshjatit Peshtan dhe depove të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Fierit.
Operacionit të zjarrfikësve i janë bashkuar dhe banorët e zonës me mjete rrethanore, ndërsa pritet të ndërhyhet nga ajri.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, por deri më tani ende nuk ka një konfirmim të policisë.
Nga ana tjetër, një zjarr i fuqishëm është riaktivizuar edhe në Synej të Kavajës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Edhe pse mbrëmjen e djeshme zjarrfikësit arritën të shuanin vatrën e zjarrit, ajo është riaktivizuar sërish këtë të diel dhe flakët po përhapen me shpejtësi.
Për fikjen e flakëve, në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili po asiston në shuarjen e zjarrit.