Tensione në protestën para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare.
Pasi kanë hedhur vezë ndaj deputetëve, te pedonalja protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe ka pasur përplasje me forcat e rendit duke hedhur edhe gurë.
Policia është kundërpërgjigjur me spraj lotsjellës.