... Nami.al

“Më kujton Ceken”, Ardit Bido përplaset me Redi Muçin në Kuvend: Ti je një tradhtar, nuk flet për Çamërinë

Pas fjalëve të Redi Muçit se deputetët e PS erdhën në parlament dy orë më herët për t’iu shmangur protestuesve, Ardit Bido ia ktheu deputetit se kjo është rutinë pune për ata që janë mësuar të punojnë.

Më tej, i tha se është tradhtar pasi nuk flet për Çamërinë dhe është “vorio-epirot.”

“Kemi një parti të establishmentit më të rëndë. Vjen e na thotë që do të turpërohej pse vijmë më herët në punë. Jemi mësuar të vijmë në punë, të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit, të mos shkojmë në zona të mbrojtura.

Të mos themi që kemi bërë shkollën te Koto Hoxhi dhe dilnim nga shtëpia që mami i dha leje babit për ta bërë në oborrin e shkollës. Kështu jemi mësuar, jemi mësuar të punojmë. Ti s’ke punuar ndonjëherë, prandaj ta mirëkuptoj habinë tënde.

Ti nuk je agjent, nuk e di, s’e vendos dorën në zjarr. Para një jave këtu ishte seancë për Çamërinë, ti s’erdhe, kisha aktivitet në Qafë-Botë, të kam ftuar, ti nuk erdhe. Unë me minoritarët nuk kam asnjë problem se janë pjesë e shëndetshme e kësaj shoqërie, janë shqiptarë patriotë e grekë të pashuar.

Kam problem vorio-epirotizmin tënd dhe po të ishe ndryshe do të të hiqja kapelen, por ti nuk flet për Çamërinë. Ti je tradhtar!”, tha Bido.

Muçi: Me urdhër të Taulantit që më ka vënë në shënjestër. Bido më është çuar pas me bukë në trastë. Për çdo fjalë që them për Ramën, nxjerr këto hartat. ‘Pse qeshe kur u kollit shoku Enver?’ Këtë po përpiqet të bëjë Bido me ata sufllaqexhinjtë e tij. Bido, nëse ke gjë serioze, çoje në gjykatë ose dërgoji inspektorët tuaj. Nëse ke gjë seriozisht. Unë ty jo që s’të marr seriozisht, por më kujton komeditë e viteve ’90, më kujton Cekën. Ndaj Bido, vazhdo me fushatën kundërzbulimit.