...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka hapur zyrtarisht garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte.
Sipas vendimit, nga dita e nesërme kandidatët do të kenë 30 ditë afat për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Mandati 7-vjeçar i prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor, çka ka sjellë nisjen e procedurave për përzgjedhjen e pasuesit të tij.