...
Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë–Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës së furgonit.
Sipas burimeve, dyshohet se shoferi i furgonit ka ndërruar jetë pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para se të ndodhte aksidenti, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.
Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, theksoi se mjeti nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër.
Policia ndërkohë, thotë se ka shtatë të plagosur rëndë.
Njoftimi
Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës
Në QSUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur).
Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.