...
Dita e dytë e fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës ka qenë dramatike. Gjermania dhe Holanda janë eliminuar brenda pak orëve, pasi barazuan 1-1 ndaj Paraguait dhe Marokut respektivisht, e më pas duke u eliminuar me 11-metërsha.
Haverz, Ëoltemade dhe Tah gabuan nga pika e bardhë për Gjermaninë, ndërsa Sanabria dhe Balbuena, nuk mundën dot të realizonin nga pika e bardhë për Paraguain.
Heroi i sfidës ishte padyshim portieri Gil që zhvilloi një paraqitje fantastike.
Në duelin e radhës, Paraguai do të përballet me fituesin e çiftit Francë-Suedi.
Ndërkohë, holandezët gabuan tri penallti dhe u eliminuan ndaj Marokut.
Ndeshja e radhës për afrikanët do të jetë ndaj Kanadasë, më 4 korrik, ora 19:00, dhe vlen për fazën 1/8.