...
Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Mësohet se furgoni i përket linjës Berat-Tiranë.
Në furgon raportohet se kanë qenë gjithësej 17 persona.
Për momentin nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia për identitetin e viktimave dhe të plagosurve, por edhe për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.