... Nami.al

Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (EMRI)

Plagosje me armë zjarri në Pogradec.

Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.

Syzo është emër i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë.

Brian Syzo është hetuar për prodhim dhe shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.

I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.