... Nami.al

Tensione në Lindjen e Mesme/ Trump: Irani lëshoi katër dronë drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se Irani ka lëshuar katër dronë kundër anijeve në Ngushtica e Hormuzit, duke shkaktuar dëme në një anije mallrash.

Sipas tij, një nga dronët ka goditur kuvertën e anijes, ndërsa tre të tjerët janë rrëzuar para se të arrinin objektivin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se pas incidentit, disa operacione detare në Gjirin Persik janë ngadalësuar, ndërsa është vërejtur edhe kufizim i përkohshëm i lëvizjes së cisternave në zonë.

Ngjarja ka rritur shqetësimet për sigurinë e rrugëve kryesore të transportit të naftës, pasi Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga pikat më strategjike detare në botë.