...
Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus kanë qenë situata politike dhe protestat për Zvërnecin.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të komunikojnë më shumë punët e qeverisë.
Sipas tij, arritjet dhe investimet nuk po marrin vëmendjen e merituar në platformat online. “Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë deklaruar Rama.
Gjatë takimit nuk munguan as replikat me deputetin Erion Braçe.
Kryeministri e kritikoi për postimet e vazhdueshme mbi problematikën e mbeturinave, duke i kujtuar se publikon vetëm koshat e mbushur me mbeturina dhe jo ata të pastruar.
“Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina, por nuk nxjerr koshat e pastra”, mësohet të ketë thënë kryeministri.
Braçe i është përgjigjur duke argumentuar se denoncimet e tij lidhen me problematika që vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
“E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje”, ka qenë replika e deputetit socialist