...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin nacional Levan-Vlorë, duke sjellë ngadalësim dhe vështirësi të theksuara në qarkullimin e automjeteve përgjatë këtij segmenti rrugor.
Sipas raportimeve të para nga terreni, një automjet i tipit “Fiat” është përfshirë në këtë ngjarje rrugore në rrethana ende të pasqaruara plotësisht. Deri më tani, mbetet e paqartë nëse mjeti ka pësuar përplasje me ndonjë automjet tjetër apo nëse drejtuesi ka humbur kontrollin mbi timonin duke dalë jashtë karrexhatës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e dinamikës së plotë të aksidentit. Burimet paraprake konfirmojnë se nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar, por dëmet materiale dhe pozicioni i mjetit kanë shkaktuar radhë të gjata dhe trafik të rënduar.