...
Policia e Tiranës ka reaguar pas raportimeve të gjetjes së trupit të Eglant Koçit.
Sipas Policisë, është gjetur një trup i dekompozuar në fshatin Cerrujë të Elbasanit, për të cilin po bëhen verifikimet me qëllim identifikimin e tij.
“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit”, bën me dije Policia.
Eglant Koçi rezulton i zhdukur prej dy javësh.
Dyshohet se ai është vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj, që është shpallur në kërkim nga Policia.