... Nami.al

Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës (EMRAT)

Grupi kriminal i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, që ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian është goditur nga SPAK.

Me vendim të GJKKO-së, ndaj 10 anëtarëve të grupit kriminal është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, por është ekzekutuar për vetëm 1 Florjan Musaj. SPAK thotë se po vijojnë kërkimet për 2 persona të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 të tjerët nuk ndodhen në territorin shqiptar.

SPAK ka zbardhur 5 episode të trafikut të drogës, ndërsa paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal grupi i pastrinte në në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.

Emrat e grupit kriminal: Nikoll Bibaj; Isa Aliu; Sokol Bibaj; Florjan Musaj; Armando Pacani; Denis Matoshi; Naldi Yzeiraj; Oklid Aliu; Dritan Gjika; Shpëtim Aliu

Sipas SPAK, grupi kriminal ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine dhe disa vende europiane, ndërsa dyshohet se ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë. Gjatë hetimeve janë dokumentuar pesë episode të trafikimit të drogës, ku janë sekuestruar afro 9 ton kokainë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu 491 pasuri dhe asete të ndryshme, me një vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë euro.

Dosja eshte hetuar nga prokurorët Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu.