... Nami.al

GJKKO refuzon 5 kërkesat e Veliajt

Gjykata ka rrëzuar 5 kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kërkesa për transmetim live të seancës u konsiderua e përsëritur dhe u refuzua nga trupi gjykues, i cili u shpreh se seanca është publike, por kjo nuk nënkupton detyrimisht transmetim të drejtpërdrejtë në media.

Gjykata gjithashtu rrëzoi kërkesën për nxjerrjen e të pandehurit nga ambienti i ndarë me xham, duke argumentuar se një masë e tillë nuk cenon të drejtat procedurale të të pandehurit dhe lidhet me mbarëvajtjen e procesit.

U refuzua edhe kërkesa për zhvillimin e seancave më shpesh se një herë në javë, si dhe kërkesat që lidhen me provat digjitale, për të cilat gjykata u shpreh se është vendosur më herët.

Ndërkohë, për shkak të kërkesës së mbrojtjes së një prej të pandehurve të tjerë, Ajola Xoxa, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 23 qershor, ora 10:00.

Po ashtu, u bë e ditur se pezullohen afatet e paraburgimit për Erion Veliajn.