... Nami.al

Aksioni i SPAK: Kontrolle te disa biznesmenë dhe kompani ndërtimi në Tiranë, dyshohet se paratë e kokainës u investuan në beton

Në kuadër të aksionit që goditi një prej karteleve të trafikut të kokainës, të drejtuar sipas SPAK, nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, u urdhëruan kontrolle në 23 banesa, zyra dhe shoqëri tregtare.

Hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle te Redi Peza, pronar i “Porto Lalzit” dhe i “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” shpk.

SPAK dyshon se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë pastruar përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe projekteve turistike.

Hetimet po fokusohen te gjurmimi i flukseve financiare dhe lidhjet e mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe investimeve në ekonomi.