...
Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht, protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet që më pas të nisin marshimin drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, blogerja dhe moderatorja Fjoralba Ponari ka shpërndarë në rrjetet sociale itinerarin e protestës qytetare.
Në postimin e saj publikohet harta e marshimit dhe rregullat e reja të organizimit, ku theksohet se nga sot marshimi do të zhvillohet brenda Unazës së Tiranës, nuk do të ndahet në grupe dhe nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Sipas njoftimit, ora e nisjes së marshimit është 20:30, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet të lënë gjithmonë një korsi të lirë për emergjencat.
Publikimi i itinerarit nga një figurë e njohur e rrjeteve sociale vjen në ditën e 16-të të protestës, pasi mbrëmjen e djeshme një grup protestuesish u orientuan nga disa persona për të marshuar drejt Rinasit.