... Nami.al

Java nis me mot të qëndrueshëm, sa do jenë temperaturat

Për ditën e hënë, 15 qershor, vendi ynë do të dominohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa nuk priten reshje shiu në asnjë nga qarqet e Shqipërisë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat e ajrit do të shënojnë vlera tipike verore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 19°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 30°C.

Në vendet e ulëta, termometri do të luhatet nga 16°C në mëngjes deri në 31°C gjatë orëve të mesditës. Ndërkohë, në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 13°C deri në 27°C.

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.